

Tifozët e Lushnjës dje kanë dhënë një shembull shumë të bukur se si duhet të jetë tifozeria e vërtetë. Qindra mbështetës të skuadrës kanë organizuar një festë të vërtetë për transfertën drejt Rrogozhinës, duke shkuar me tren për ndeshjen që skuadra e tyre luante kundër Egnatias.
Entuziazëm në qytet, entuziazëm gjatë gjithë rrugëtimit me tren dhe pastaj entuziazëm në stadiumin e Rrogozhinës. Rreth 500 tifozë e kanë kthyer në festë këtë ndeshje edhe pse në fund rezultati ishte vetëm një barazim 0-0.
“Superiorja të marrë shembull nga Kategoria e Parë, ekipi i zemrës nuk ka kategori”, tregoi për Vip Sport një nga mbështetësit e skuadrës lushnjare që morën pjesë në këtë transfertë të veçantë të ekipit të tyre. /vipsport.al/
more recommended stories
Aleksi: E kishim të vështirë ndaj ekipit më të mirë në Shqipëri
Albano Aleksi është kthyer në një.
Mema: Ekip i shthurur, lojtarët nuk më janë përgjigjur
Barazimi që Tirana mori ndaj Luftëtarit.
Daja: Skënderbeu na motivoi vetë, me Ribajn kam folur bardhezi këtë javë
Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja ka.
Ahmataj: Ishte ndeshje perfekte, u rrëzuam me një mrekulli
Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj ka.
Leave a Comment