FOTO / Kroacia mban fjalën, pushime dhe dhurata për fotografin më të famshëm të Botërorit

Juri Kortez është një emër që është dëgjuar shpesh pas gjysmëfinaleve të Botërorit, edhe pse  meksikani në fakt nuk është futbollist dhe nuk ka shkelur ndonjëherë në barin e gjelbër të fushës së lojës përveçse për të bërë fotografi. Kortez është fotograf dhe ishte pjesë e incidentit më të famshëm të Botërorit 2018, kur pas golit të Manxhukiç me Anglinë u rrethua nga lojtarët kroatë.

Fotografi vazhdoi të shkrepte aparatin edhe i shtrirë duke bërë disa nga foto më të bukura të Botërorit dhe për këtë, Federata Kroate e ftoi për pushime në Kroaci gjatë verës.

Ajo e mbajti premtimin duke organizuar pushimet e Kortez me familjarë të tij në Split, ndërsa ka organizuar edhe një pritje të veçantë për të ku i kanë bërë dhuratë një fanellë me numrin 10, si dhe një fanellë te Manxhukiç me një dedikim. /vipsport.al/