(FOTO) Ish-lojtari i Partizanit transferohet në kampionatin rumun

Ish-futbollisti maqedonas i Partizanit dhe i Shkëndijës së Tetovës, Besart Abdurahimi ka zgjedhur kampionatin rumun të futbollit për të vazhduar karrierën e tij.

28-vjeçari ka firmosur një kontratë 2 vite e gjysmë me skuadrën rumune, Hermanstad. Abdurahimi e ka nisur karrierën e tij si futbollist në Kroaci, ku është aktivizuar në radhët e Dinamo Zagrebit.

Më pas, sulmuesi ka luajtur për shumë skuadra të njohura, si Apoel Tel Aviv, Lokeren, Astana, Shkëndija dhe Partizani. Tashmë, Abdurahimi ka zgjedhur Rumaninë për të vazhduar karrierën e tij./Veronik Istrefaj – vipsport.al/