(FOTO) E rrallë/ Lojtarët e klubit profesionist premtojnë se do të luajnë të dehur në Kupë!

Lojtarët e klubit modest, Atletik Kuklen në Bullgari kanë mësuar se në raundin e 1/32 të Kupës së Bullgarisë do të luajnë kundër gjigantëve të Levski. Kjo përballje i ka entuziazmuar lojtarët e Kuklen, por me shumë sesa duhet…

Ata kanë pranuar publikisht se do të luajnë të dehur në takimin kundër gjigantëve bullgarë. “Jetë të gjatë futbolli i fshatit! Ne do të pijmë aq shumë para ndeshjes kundër Levskit dhe do të luajmë të gjithë të dehur!”

Kjo ka qenë deklarata e lojtarëve të Atletik Kuklen, të cilët do të bëjnë diçka që nuk është bërë asnjëherë më parë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/