Formula 1/ Tjetër sukses për Hamilton, i “puth duart” shokut të skuadrës (VIDEO)

Luis Hamilton ka marrë një tjetër fitore në Formula 1, duke ruajtur kreun në renditjen e përgjithshme për pilotë. Kur kanë mbetur vetëm pesë gara nga fundi i sezonit, Hamilton kryeson me 50 pikë.

Nuk ishte një garë e lehtë për pilotin britanik, pasi për të fituar, u desh ndihma e shokut të skuadrës, Valteri Botas. Ky i fundit ishte në krye të garës deri në xhirot e fundit, por një komunikim nga radio ndryshoi gjithçka.

Botasit iu kërkuar që të ndalonte për të pritur Hamilton, i cili kishte shumë vështirësi në vend të dytë, pasi Vetel më vend të tretë, ishte shumë pranë parakalimit. Por Botas hapi krahun dhe arriti të mbajë prapa Vetel, duke i lënë të lirë rrugën drejt fitores britanikut Hamilton./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Luis Hamilton – Mercedes – 1:27:32.05
Valteri Botas – Mercedes – +0:02.545
Sebastian Vetel – Ferrari  +0:07.487
Kimi Raikonen – Ferrari – +0:16.543
Maks Vershtapen – Red Bull – +0:31.016