

Çelsi arriti të merrte një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj grekëve të PAOK-ut me rezultatin e ngushtë 0-1, por kjo fitore i ka stresuar disi blutë e Londrës. Ata kishin planifikuar që të fluturonin direkt pas ndeshjes së Ligës së Europës për në Angli, ku do të nisin edhe përgatitjen për takimin e së dielës në kuadër të Premier Ligës ndaj Uest Hemit.
Planet e Çelsit nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, duke qenë se për shkak të motit të keq që ishte në Greqi, është anuluar fluturimi i skuadrës angleze dhe në këtë mënyrë, ata janë detyruar që të ikin vetëm ditën e sotme.
Të dielën, skuadra e drejtuar nga Sarri ka një takim delikat ndaj Uest Hemit dhe koha në dispozicion për ta përgatitur, nuk premton shumë pasi dita e sotme ka humbur pa stërvitje dhe ekipi i Çelsit do të duhet të mjaftohet vetëm me stërvitjen e së shtunës. Pasdite, pritet që Çelsi të niset nga Greqia dhe pas disa orësh të arrijë në Londër. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/
more recommended stories
Liverpuli dhe Bajerni çmenden pas yllit të Lionit, presidenti Aulas i ofron rinovimin
Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut e.
Mançester Junajtid përgatit goditjen e madhe, ofertë faraonike për yllin e Dortmundit
Mançester Junajtid po kalon një moment.
Zgjedhje të detyruara për Ançelotin, Hysaj kthehet titullar në një tjetër pozicion
Napoli kthehet sot në fushë, pas.
Momente frike për Uanda Narën në Milano, interistët i gjuajnë makinën me gurë
Momente frike këtë mëngjes për Uanda.
Leave a Comment