Emanuelson dhe jeta te Milani: Ibra hodhi Gatuzon në kosh të plehrave

Milani i disa viteve më parë ishte një skuadër e mbushur me yje, pro edhe me karaktere të çuditshëm, personazhe që argëtonin në fushë, por edhe argëtoheshin vetë jashtë saj. Urbi Emanuelson, në një intervistë të dhënë për mediat në Holande, ka treguar disa momente mjaft pikante të viteve si kuqezi, e sidomos një përplasje unike mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Xhenaro Gatuzos.

“Në karrierë nuk kam pasur kurrë një shok skuadre tjetër me personalitet si Zlatan Ibrahimoviç. Gatuzo e hapte shumë gojën me të. Ai ishte i fortë, por Ibra ishte edhe më i fortë. Një herë e mori në krah dhe e hodhi në kosh të plehrave”, tregoi Emanuelson.

Nëse mendoni se holandezi ka trilluar një histori të tillë, gaboheni, pasi një këtë histori e kishte treguar disa vite më parë edhe Tiago Silva, i cili shpjegoi asokohe se Gatuzo e kishte provokuar vazhdimisht gjatë stërvitjes suedezin dhe ky i fundit ishte hakmarrë në mënyrën e tij. /vipsport.al/