Elbasanin nuk e pranon asnjë, pankina i mbetet Kotorrit

Problemet e Elbasanit nuk kanë të sosur këtë sezon, ku u rikthye në Kategorinë e Parë. Një nisje si mos më keq, asnjë pikë në kampionat dhe trajneri Merxha që dha dorëheqjen dy javë më parë. Presidenti Arben Laze kërkoi që ta rikthente, por Merxha nuk ka pranuar.

Elvis Kotorri u zgjodh në emergjencë, duke qenë se bënë edhe rolin e trajnerit të portierëve në skuadrën verdheblu. Kotorri është një emër i njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Por, me sa duket do ta bëjë ai trajnerin dhe do të synojë që sa më parë ta nxjerrë nga fundi, ndryshe skuadra pas 3-4 javësh mund të jetë kandidatja kryesore për t’u rikthyer në të Dytën.

Sa i përket rrogave, bëhet e ditur se lojtarët janë paguar, ndërsa, në fundjavë, verdheblutë luajnë ndeshjen e radhës në kampionat me Apoloninë e Fierit. /E.S/Vipsport.al/