Edhe Shkëmbi iu bashkohet problemeve psikologjike: Kjo ishte një ditë “jo”

Me sa duket në futbollin shqiptar ka shumë probleme psikologjike. Kjo, pasi javë pas jave, trajnerë të ndryshëm i vënë fajin problemeve të tilla për rezultatet zhgënjyese të skuadrave të tyre,. Kësaj liste i është shtuar sot edhe Bledi Shkëmbi, pas humbjes 3-1 të Teutës përballë Luftëtarit.

“Një ditë jo, nuk shkoi dëshira dhe lufta e duhur për të shkuar te topi, ky është problemi se në futboll nuk luhet vetëm të kemi topin në këmbë. Mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore pastaj erdhën ca gabime individuale te pësimi i golave, gjëra që do i zgjidhim gjatë javës.

Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin më shumë përsipër. Unë disa lojtarë i kuptoj se kanë filluar vonë stërvitjen, nuk kanë fazë të plotë përgatitore dhe ky mendoj se është problemi kryesor, por pas golit të parë ndoshta ishte edh problem psikologjik, ku lojtarët me eksperiencë duhet të merrnin për dore ekipin.

Pas golit të par ëmë shuam vuajtëm nga ana psikologjike, sot na penalizmi dita jo e mirë e Abdylit, i cili është një lojtar i rëndësishëm te mesfusha, që e prek topin mirë dhe pason mirë horizontalisht dhe vertikalisht, Te ai ka besim e di që ndodh një ditë jo, i ndodhi atij dhe të tjerëve, Siç e thatë, na mungoi ai besim për pasime vertikale dhe qarkullimin e topit.

Ishte meritë edhe e kundërshtarit që sidomos lojtarët me eksperiencë nuk duhet të bëjnë nga këto gabime se në futboll ndodh dhe do të punojmë t’i rregullojmë.

Kam menduar se kemi nj nivel si skuadër që të luajmë futboll të mrië dhe të fitojmë në këtë mënyrë. Ndoshta duhet ta rimendojmë edhe nj herë dh rinisur. Ndeshjet kalojnë, nuk është drame,. Por personalisht jam i qartë që nëse nuk merr pikë bëhet e vështirë. Kjo është përgjegjësi e imja. Ndoshta duhet ët jemi më pak sulmues për të fituar ndeshjen se edhe kështu arrihet”./Vipsport.al/