Edhe Emeri e pranon, Ivan Gazidis do të jetë drejtori i ri ekzekutiv i Milanit

Ivan Gazidis duket se do të jetë drejtori i ri ekzekutiv i Milanit. 54-vjeçari ka punuar për Arsenalin që nga viti 2009 dhe luajti një rol të madh në ndërtimin e klubit të ri, duke filluar që nga stadiumi e deri te afrimet e këtij sezoni të ri, me në krye trajnerin Emeri.

Ky i fundit ka thënë para medieve në lidhje me një largim të mundshëm të Gazidis: “Para së gjithash, çdo bisedë me të po flet për ne dhe për punën tonë këtu çdo ditë.

Nuk di ndonjë lajm tjetër prej tij,”- tha Emeri përpara udhëtimit të Arsenalit në Njukasëll të shtunën.

“Çdo bisedë me mua po flet për ne. Rreth paraqitjes sonë. Rreth ideve tona. Procesi ynë. Pastaj, për të ardhmen e tij nuk kemi folur. Mendoj se është një pyetje për të”,- u shpreh Emeri./Veronik Istrefaj – vipsport.al/