E ndjek mallkimi shqiptar, Sotir Nini përfundon si një i panjohur në Izrael

E vështirë të ketë një futbollist i cili të urrehet më shumë nga tifozët shqiptarë sesa Sotir Nini. Besoj të gjithëve ju kujtohet tashmë 28-vjeçari nga Himara i cili dëshiroi aq shumë që të bëhej grek falë famës që mori si adoleshent dhe ia arriti qëllimit, por mban mbi supe më shumë se të gjithë mallkimin e shqiptarëve për mënyrën se si përbuzi vendin ku kishte lindur.

Si shumë fëmijë emigrantësh të tjerë që u zhvendosën në Greqi, Sotir Nini shpërtheu në akademitë e njohura greke, më saktësisht atë të Panathinaikos duke shkëlqyer me përfaqësueset e moshave të Greqisë e duke fituar që moshe të  re ftesën nga përfaqësuesja e madhe. Nini nuk ngurroi ta cilësonte veten grek “që në lindje” dhe refuzoi çdo ftesë që i bëhej nga Shqipëria.

Nga viti 2008, deri në vitin 2012, karriera e tij përfshiu grumbullimin dhe aktivizimin me kombëtaren e madhe të Greqisë, por pa lënë asnjëherë shenj si shpresonte ai, ndonëse mori pjesë në Botëror dhe Europian. Më pas, filloi ai që të gjithë tifiozët kuqezinj e quajnë “mallkimi shqiptar”. Një seri e gjatë dëmtimesh, e pasuar nga prova aspak bindëse në fushë bënë që karriera e tij të merrte një kthesë aspak të mirë dhe që në moshën 25-vjeçare, ai të cilin në Greqi e cilësonin si “Mesin e ri”, të fillonte të shëtiste skuadra shumë pak të njohura, edhe pse të gjithë të parashikonin se do të përfundonte në një prej klubeve më të mëdha europiane.

Kësisoj, në dy sezonet e fundit ai ka luajtur me Sharlërua, Meshelen dhe Makabi Petah Tikva, duke koleksionuar në total 34 ndeshje. Në një gjendje të tillë, askush nuk është gati të vërë bast për lojtarin dhe në Greqi, skuadrat atje nuk e duan më. Kësisoj, për të gjetur një skuadër të re, Ninit këto ditë i është dashur të kapërdijë një turpërim tjetër.

Ai ka pranuar të trajtohet si një lojtar i panjohur, për të shkuar në prove të FC Bnei Jehuda, një klub izraelit  i mesit të tabelës, i cili do të kërkojë të shohë aftësitë e mesfushorit në një provë njëjavore. Nëse bind stafin drejtues, Nini, i cili është pa kontratë, mund t’i bashkohet këtij klubi. Përndryshe, do të mbetet përsëri në kërkim të një skuadre. Kur të zë mallkimi i shqiptarëve… /vipsport.al/