Dy ndeshjet e Superiores/ Në Korçë gjykon një vlonjat, në Gjirokastër një ndërkombëtar

Java e 5-të e Superiores vazhdon sot me ndeshjet Skënderbeu-Tirana dhe Luftëtari-Teuta. Kuptohet që e gjithë vëmendja është te ndeshja e Korçës, ku kryesuesit e Skënderbeut janë barazuar me pikë nga Partizani dhe do të synojnë shkëputjen.

Kjo ndeshje, që luhet pa tifozë, i është besuar arbitrit vlonjat Klajdi Kola, ndërsa ndihmës të tij janë Denis Agaraj dhe Ani Koçiaj. Arbitër i katërt është Laver Alla.

Në stadiumin e Gjirokastrës, ku sot debuton trajneri i ri i Luftëtarit, Gentian Mezani, është caktuar të gjykojë ndërkombëtari Enea Jorgji, me ndihmës Qosen dhe Korreshin. Gjirokastritët janë në kërkim të pikëve të para, kurse Teuta synon kthesën pas humbjes me Kukësin në fushën e saj. / Vipsport.al/ F.R

Klajdi Kola