Dy mbrojtës të kombëtares nuk e panë as sot fushën në Zvicër, ai i U21 merr të kuq

Mosaktivizimi i mbrojtësve është kthyer në një problem për përfaqësuesen shqiptare të futbollit, e cila ka pak alternativa në prapavijë sa u përket emrave që kanë luajtur rregullisht në këtë sezon. Duket se situata nuk do të përmirësohet shpejt sa u përket dy emrave që janë pjesë Grasshopers në Zvicër, Arlind Ajeti dhe Bajram Lika.

Ajeti, i cili firmosi pak kohë më parë me Grasshopers, nuk është ende gati dhe trajneri Torsten Fink nuk e ka grumbulluar ende me skuadrën e qytetit të Zyrihut që synon të kthehet përsëri protagoniste në kampionatin zviceran, por pa shumë sukses. Sot ajo regjistroi një tjetër humbje, këtë radhë përballë Tun, me shifrat 2-0, ndërsa futbollisti tjetër i përfaqësueses shqiptare që luan për këtë ekip, Bujar Lika, qëndroi gjatë 90 minutave në stol. Lika ka luajtur për herë të fundit me klubin e tij në kampionat më 11 gusht e që atëherë ka ndjekur ndeshjet nga stoli apo tribuna, edhe pse grumbullohet rregullisht me përfaqësuesen shqiptare.

Ndërkohë, në kategorinë e dytë zvicerane, Arjan Qollaku ka mbyllur me një karton të kuq sfidën që skuadra e tij, Shafhauzen, ka humbur me rezultatin 3-1 përballë Araut që mbyll tabelën e klasifikimit. Qollaku u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash duke lënë fushën e lojës para kohe, në një sfidë që ekipi i Shafhauzen e mbylli me 8 lojtarë, pasi ishin në total 3 futbollistë që u ndëshkuan me të kuq. /vipsport.al/