Drita e Gjilanit e do trajnerin nga Shqipëria, kontakton Duron dhe ish-trajnerin e Kukësit

Drejtuesit e Dritës, ekipit kampion në fuqi të Kosovës, janë kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Bekim Isufi. Ata po shohin trajnerë shqiptarë, të cilët në këtë moment janë të lirë dhe menjëherë kanë nisur kontaktet me Shpëtim Duron, ish-trajnerin e Flamurtarit, Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Duro duket për momentin kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Dritës, ndërsa alternativa e dytë është ish-trajneri i Kukësit dhe Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Trajnerët shqiptarë janë bërë modë në Kosovë dhe tashmë, shumë emrave që drejtojnë në futbollin kosovar, si Gugash Magani, Mirel Josa, Samuel Nikaj, do t’u shtohet edhe njëri mes Duros dhe Gjokës, ku më shumë shanse ka i pari. Duro është një trajner me shumë përvojë dhe do ta ndihmonte Dritën të kalonte momentin e vështirë. Pas largimit nga Flamurtari, Duro nuk ka drejtuar skuadër tjetër. / Vipsport.al