Divorc mes Raikonen-Fetel, numri 2 i Ferrarit flet me ironi: Ngas vetëm një makinë, jo dy!

Kimi Raikonen do largohet nga Ferrari sezonin e ardhshëm. Duke folur në një konferencë për shtyp përpara “Grand Prix” të Singaporit të dielën, Raikonen tha:

“Kjo është ajo që ndodhi. Nuk është në dorën time dhe nuk është vendimi im “, tha Raikonen. “Ky është rezultati. Të paktën ne kemi një rezultat”.

Raikonen u pyet nëse ai ishte i lumtur të bashkohet me një skuadër më të vogël si Sauber, ku ai filloi karrierën e tij në vitin 2001: “Pse jo? Dua të shkoj. Do të ishte bukur”.

Gjithashtu, Raikonen u pyet se si ndihet që nuk do të jetë më në gjendje të ndihmojë shokun e skuadrës, Sebastian Fetel dhe përgjigja e tij ishte shumë e shpejtë: “Unë drejtoj vetëm një makinë, jo dy! Kështu që…”/Veronik Istrefaj – vipsport.al/