Dikur luante me Kejn te akademia e Arsenalit, tani historitë e tyre janë “pole të kundërta”

Të gjithë e njohin sot sulmuesin e Totenhamit dhe kapitenin e Anglisë, Heri Kejn, por pak mund ta dinë se ai ka dalë nga akademia e rivalëve të përjetshëm të Arsenalit. Së bashku me Kejn, te skuadrat e moshave të “Topçinjve” luante dhe një mesfushorin, Niko Jenaris, nga i cili pritej shumë.

Me një potencial të jashtëzakonshëm, Jenaris u grumbullua dhe me skuadrën e parë, duke e lënë Kejn jashtë dhe duke detyruar sulmuesin anglez të largohej drejt modestëve të Leister Siti… Më pas, të gjithë e dimë sesi shkoi karriera e bomberit Kejn.

Por çfarë ndodhi me mesfushorin francez, Jenaris, për të cilin mendohej se do të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë? Mundësi të munguara dhe dëmtime të shumta. Pas dy sezoneve në pankinat dhe infermieritë  e Arsenalit, Jenaris u largua në ligat e ulëta angleze, ku po aktivizohet me skuadrën e Brentford.

Tashmë 24-vjeç, Jenaris do të ketë fatin të luajë sërish në “Emirates Stadium”, por kësaj radhe si kundërshtar i Arsenalit, pasi shorti i “Carabao Cup” ka vendosur përballë dy skuadrat angleze dhe i ka dhënë mundësinë mesfushorit të tregojë se e meritonte një mundësi të dytë në kryeqytetin anglez./Veronik Istrefaj – vipsport.al/