Dede kritikon ashpër Tiranën: Nuk meritonin as barazim, skuadër që nuk di të mbrohet

Ish-kapiteni i Tiranës, Nevil Dede ka kritikuar ashpër lojën që skuadra bardheblu bëri kundër kampionëve në fuqi, Skënderbeut. Dede, i futar si opinionist në “Supersport”, tha pas ndeshjes:

“Tirana nuk përballon dot një ndeshje pa tifozë kundërshtarë dhe kjo gjë më duket e pakuptimtë. Bënë një fillim të mirë dhe arritën të gjenin dhe golin, por unë nuk e kuptoj se pse Ze Maria nuk bëri ndryshime në formacion.

Jeni duke fituar 0-1 kundër kampionëve në fuqi, logjika është të mbrohesh. Nuk luhet në sulm kundër Skënderbeut. Për mua Ze Maria gaboi, ka ndërtuar një skuadër që nuk di të mbrohet. Tirana nuk meritonte as barazimin për mua”,- u shpreh Dede./Veronik Istrefaj – vipsport.al/