De Vraj: Mos na quani anti-Juventus, nuk e besoja që Ronaldo vjen  

Një nga lojtarët më të diskutuar në fundin e sezonit që kaloi, ishte mbrojtësi holandez Stefan De Vraj i cili kaloi nga Lacio te Interi, duke ngjallur edhe polemika në lidhje me aktivizimin e tij në ndeshjen e fundit.

Si mbrojtës i Interit, De Vraj ka treguar objektivat që ka skuadra, duke shmangur fjalën “titull” ose “rival i Juventusit”, ndërkohë që ka treguar edhe befasinë e tij në lidhje me transferimin e Kristiano Ronaldos.

“Ronaldo? Në fillim nuk besoja se do të vinte në Itali, por kur po e përsërisnin, atëherë nisa të besoja realisht. Për futbollin italian ardhja e tij ishte pozitive, sepse është një shtysë për të gjithë.

Objektivat? Ta mbyllim kampionatin mes 4 vendeve të para dhe të konfirmohemi në Ligën e Kampionëve. Sa i përket mediave, nuk i lexoj shumë gazetat italiane e as nuk i shoh programet. Nuk duhet të quhemi veten anti-Juventus pasi duke menduar gjithmonë këtë gjë, do të na kthehet në fiksim”, u shpreh De Vraj. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/