De Laurentis do të çojë ekipin në Bari, tifozët e Napolit planifikojnë sherr ndaj Liverpulit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka filluar prej kohësh një luftë të mirëfilltë me tifozerinë  e skuadrës së tij, pasi deklaron se ajo nuk mbështet sa duhet ekipin dhe kërkon prej tij që të bëjë sakrifica më të mëdha kur vetë nuk e bën një gjë të tillë Pak ditë më parë, presidenti deklaroi edhe se ishte gati që të zhvendoste ekipin në Bari, për të luajtur atje ndeshjet si pritës të Ligës së Kampioneve.

Por pikërisht këto fjalë mund t’i kushtojnë shtrenjtë presidentit të napolitanëve, pasi tifozeria e skuadrës po planifikon të hakmerret ndaj tij në mënyrën më të keqe të mundshme. Sipas mediave italiane,ultrasit po organizohen që të krijojnë trazira në ndeshjet e radhës që të dënojnë stadiumin “San Paolo”.

Objektivi kryesor është ndeshja me Liverpulin në Ligën e Kampioneve, pas të cilit një pezullim do të krijonte telashe shumë të mëdha për klubin dhe t’i hiqte fitime të ndjeshme De Laurentis. Një mënyrë aspak origjinale për të luftuar me presidentin i cili njihet për karakterin e tij të veçantë e mund të marrë vendime drastike për të ardhmen e klubit. /vipsport.al/