Dani Alvesh del kundër FIFA-s: Padrejtësi për Mesin, shiheni edhe Barcelonën

Ceremonia gala e mbajtur në Londër gjatë mbrëmjes së djeshme, ka sjellë edhe komente e polemika pas ceremonisë dhe një nga futbollistët që ka shfaqur hapur pakënaqësitë, është braziliani Dani Alvesh.

Në një prononcim pas spektaklit, ai shprehet se është e padrejtë që Leo Mesi nuk ishte pjesë e kandidaturave për futbollistin më të mirë, duke shtuar se FIFA duhet të shohë pak më larg sesa aq sa po sheh aktualisht.

“Mu duk e padrejtë që Mesi të mos ishte kandidat për çmimin si futbollisti më i mirë. Nuk është e drejtë që të shihet vetëm se çfarë ka bërë futbollisti me Argjentinën, pasi duhej parë edhe se çfarë ka bërë ai me Barcelonën. Mos harroni sa ndihmë jep Mesi, që Barcelona të fitojë trofe të ndryshëm”, u shpreh Alvesh. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/