Daliç humbet trofeun e radhës, FIFA zgjedh trajnerin më të mirë

Në Londër po mbahet një ceremoni gala, ku FIFA do të shpallë disa nga fituesit e trofeve personalë, duke nisur që nga trajnerët, futbollistët apo edhe golin më të bukur të shënuar këtë sezon.

Kështu, trajneri më i mirë është shpallur Didier Deshamp i cili arriti të fitonte Kupën e Botës me Francën, duke mundur në finale Kroacinë. Kandidatët e tjerë në këtë garë, ishin Zlatko Daliç dhe Zinedin Zidan.

Kroati arriti të bënte surprizën me Kroacinë, duke arritur deri në finalen, ndërkohë që francezi Zidan arriti të fitonte Ligën e Kampionëve me Real Madridin. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/