Cungu: Ma keni bërë fiksim traditën, Kukësi është përmirësuar me mua

Kukësi do të luajë vetëm për tri pikë ndaj Teutës, pasi verilindorët duan të vazhdojnë serinë e fitoreve që nisën ndaj Tiranës para ndërprerjes së kampionatit. Trajneri Armando Cungu, në konferencën e sotme për shtyp, ka theksuar se skuadra e tij kishte këtë si objektiv kryesor, ndonëse respektonte maksimalisht kundërshtarin që kishte përballë.

“A më kënaq barazimi? Nuk më pëlqen falja ndrojtje. E respektojmë kundërshtarin por nuk i druhemi. Ka ndryshuar për mirë në këtë sezon, është ekip i mirëorganizuar. Por duhet të respektojmë më shumë veten se kundërshtarin pasi Kukësi ka synimet e veta dhe gjithmonë luan për fitore.

Dëmtimi i Rexhinaldos? Rexhinaldo është shumë i rëndësishëm por në mentalitetin tim ekipi nuk përbëhet nga një individ. Unë dua më shumë vlerat e grupit dhe do kenë mundësi lojtarët e tjerë për të shpalosur atë që dinë të bëjnë.

Ekipi ka ndryshuar shumë për mirë që kur erdha unë. Në ndeshjen ndaj Valetës e tani mbrapa ekipi ka idenë e vet të lojës por ky nuk është maksimumi i Kukësit. Jam i kënaqur me punën dhe besoj se do të vijnë rezultatet

Me Orikumin kanë luajtur edhe të rinj e do të kenë mundësi. Për mua nuk ka rëndësi nëse vjen nga Juvja apo Liverpuli, por ai që jep maksimumin në fushë. Nesër mund të ketë lojtarë të rinj dhe kanë mundësi të tregojnë vlerat. Që nga Europa ka ndryshuar edhe sistemi i lojës. Kemi luajtur me 4-4-2 por dhe 4-4-3.

Situata e Shkodrës dhe Et’hemit? Për Et’hemin kam fjale shumë pozitive pasi më dha shumë shenja dhe kur një lojtar jep shenja pozitive, i jap mundësi. Është aftësia e lojtarit nëse e mban apo jo vendin. Edhe Shkodra është një shtesë pozitiv por ka humbur shumë stërvitje.

Shameti është shqetësim dhe nuk e di nëse do të luajë apo jo. Mungesat janë disfavor por nuk dorëzohemi. Të rinjtë duhet të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen.

Stadiumi? Për mua nuk ka të bëjë nëse jam apo jo në Shkodër pasi jam trajneri i Kukësit. Sado i fortë të jete ekipi, është negative nëse nuk luan në fushën e vet. Pa publik është një ndeshje pa lojë dhe pa impuls. Është meritë e djemve që fituan ndaj Tiranës dhe klubi do bëjë maksimumin për më të mirën.

Tradita me Teutën? Nuk ka lidhje fare tradita sepse ma keni bere fiksim që me Vlorën. Sot mund të fitosh e nesër humbet. Teuta ka si pika të forta, ashtu edhe të dobëta. Dje ua kam treguar lojtarëve se cilat janë të dobëtat dhe do godasin aty ku ju kam thënë unë.

Kukësi ka luajtur më mirë se Lacci e Flamurtari por jemi dënuar nga dhuratat tona e jo për meritë të kundërshtarit. Nuk ka kurrë ezaurim në futboll, por ka minimizim. Nuk ka eliminim defektesh në futboll”, ishin fjalët e Cungut në konferencën e sotme. /vipsport.al/