Çudirat në renditjen e FIFA-s nuk kanë fund, pas zbritjes së Gjermanisë largohet nga kreu Franca

Pak javë më parë, u publikua renditja e re e FIFA-s, ku në bazë të ndryshimeve në rregullore dhe llogaritje pikësh, Franca dilte në vendin e parë, ndërsa Gjermani që ishte kryesuese u rendit në vendin e 15. FIFA ka bërë publike renditjen e re dhe vihen re shumë ndryshime të tjera të çuditshme.

Kështu, vendin e parë në botë, aktualisht e gëzon Belgjika, megjithëse në Botëror u eliminua në gjysmëfinale duke u renditur e treta. Franca, kampione në fuqi renditet në vendin e dytë ndërsa në vendin e tretë renditet Brazili. Kroacia, Uruguai, Anglia, Portugalia, Zvicra, Spanja e Danimarka janë skuadrat që mbyllin 10 vendet e para.

Në vendin e 12 renditet Gjermania, ndërsa Italia ka fituar një pozicion duke u renditur e 20. Kosova ka arritur të fitojë vetëm 3 vende në renditje, megjithëse në takimet e fundit, njihen vetëm rezultate pozitive. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/