Ceremonia e “The Best”, një detaj që tregon ndryshimin mes Mesit dhe Ronaldos

Lionel Mesi ka dhënë një shembull të veçantë sportiviteti, pasi ka konfirmuar praninë e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Best” në javën e ardhshme në Londër, edhe pse nuk do të jetë mes tre finalistëve për të siguruar këtë trofe individual.

FIFA ka përzgjedhur Ronaldon, Salah dhe Modriç si finalistë për këtë trofe, por Mesi ka konfirmuar se do të jetë gjithsesi i pranishëm në sallë për të parë se kush shpallet lojtari i vitit. Një ndryshim shumë i madh duke llogaritur veprimet e Kristiano Ronaldos i cili këtë vit vendosi të mos merrte pjesë në ceremoninë e organizuara nga UEFA kur kuptoi se çmimi do t’i shkonte Luka Modriç dhe jo atij

Edhe më parë, ai kishte munguar në një ceremoni të “Topit të Artë”, kur trofeu i kishte shkuar Mesit, një veprim që është komentuar gjatë asokohe dhe për të cilin u fol se ishte ndikuar nga Zhoze Murinjo. /vipsport.al/