Carabao Cup/ Gafa e Romero i kushton Junajtid, eliminohet pas 16 penalltish

Janë luajtur sot 10 takime të vlefshme për raundin e parë të “Carabao Cup” dhe një përzierje e skuadrave të ligave të ulëta me ato të Premier Ligës u përplasën me njëra-tjetrën.

Surpriza e mbrëmjes ishte padyshim eliminimi i Mançester Junajtid nga Derbi Kaunti me penallti, pas një gafe të portierit Romero që i kushtoi shumë shtrenjtë skuadrës së Murinjos. Ai la skuadrën me 10 lojtarë kur rezultati ishte 1-1 duke prekur topin me dorë me dashje jashtë zonës dhe u ndëshkua me të kuq. Derbi shënoi edhe golin e dytë por Fellaini çoi ndeshjen te gjuajtjet e penalltive me golin e tij në minutën e 95-të.

Por kjo nuk mjaftoi që Mançester Junajtid të kalonte turin. Pas 15 gjuajtjesh të sakta, Fil Xhons ishte ai që gaboi të 16-ën për “djajtë e kuq”, duke sjellë eliminimin nga Kupa.

Ndërkohë, Mançester Siti ka kaluar pa probleme, pasi mundi 3-0 Oksford. Për skuadrën e Guardiolës shënoi edhe i riu Fil Foden, duke hyrë në histori si lojtari i parë i lindur në mijëvjeçarin e ri që shënon për këtë klub në një aktivitet zyrtar. /vipsport.al/

Rezultatet
Blekpull – QPR   2-0
Bornemuth – Blekbërn 3-2
Barton – Bërnli  2-1
Miluoll – Fullhem  1-3
Oksford – Man. Siti  0-3
Preston – Midëllsborou   2-3
Ullvërhempton – Leister  0-0 (1-3)
Uajkomb – Noruiç  3-4
Man. Junajtid – Derbi Kaunti  2-2 (7-8)
Uest Brom – Kristal Palas  0-3