Buzëqesh Cungu, infermieria i jep një lajm të mirë për “zbulimin” e sezonit

Stërvitja e ditës së djeshme, e ka bërë klubin e Kukësit që të shqetësohet duke qenë se një nga lojtarët më në formë të momentit, Uilliam Kordeiro ka lënë stërvitjen përgjysmë duke u larguar.

Në fillim iu trembën një dëmtimi që mund ta mbante larg fushave për ndeshje të caktuara, por në fakt, nga infermieria ka lajme të mira. “VIP Sport” ka kontaktuar personalisht me trajnerin Armando Cungu  dhe ky i fundit është shprehur se Korderio ka ndierë vetëm një lodhje muskulore dhe nuk ka asgjë serioze, për të cilën drejtuesit mund të shqetësohen.

Kujtojmë që braziliani Kordeiro u afrua te Kukësi gjatë merkatos së verës dhe shihej si lojtari që do të siguronte skuadrën në prapavijë, pasi roli i tij natyral është mbrojtës. Ka qenë shkodrani Cungu, ai i cili e ka provuar në ndeshjet e Europës si sulmues krahu dhe në fakt, në këto javë ai po tregon një nivel loje mjaft të lartë. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

more recommended stories