Bundesliga/ Bajerni me hap kampioni, të tjerat të gjitha në ndjekje (VIDEO)

Janë luajtur sot 6 ndeshje të kampionatin gjerman, të cilat ishin të vlefshme për javën e katërt të Bundesligës. Takimi i parë ishte ai mes Ausburgut dhe Verder Bremenit, që pa miqtë të fitonin me vështirësi 2-3.

Takimi i radhës ishte mes Herta Berlinit dhe Borusia M’Gladabah, ku nuk munguan golat. 4-2 triumfuan vendasit, që zhysin akoma dhe më shumë në krizë M’Gladbahun.

Dortmundi ka zhgënjyer, pasi ka marrë vetëm një pikë kundër Hofenhaim, në barazim 1-1. Nurembergu ka mposhtur pastë Hanoverin 2-0, ndërsa Frajburgu dominoi Volfsburgun në fushën e këtyre të fundit, duke i mposhtur 1-3.

Takimi përmbyllës ishte ai mes Shalkes dhe Bajernit, kryendeshja e kësaj jave. Kampionët në fuqi triumfuan kundër nën kampionëve dhe golat nga Levandovski dhe Hames Rodrigez mjaftuan që Bajerni të merrte një fitore të pastër, 2-0./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Ausburg – V. Bremen  2-3

Berlin – B. M’Gladbah 4-2

Hofenhaim – B. Dortmund  1-1

Nuremberg – Hanover  2-0

Volfsburg – Frajburg 1-3

Shalke – B. Mynih   0-2