Bernardeski: Do të na mungojë Ronaldo, vendimet e gjyqtarit nuk ndryshohen

Juventusi arriti të merrte një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias në transfertë me rezultatin 0-2. Një ndër më të dalluarit e ndeshjes, ishte mesfushori Federiko Bernardeski i cili shpesh herë u shfaq i rrezikshëm para portës.

Ai ka folur pas takimit në lidhje me atë ndeshje, duke komentuar edhe largimin me karton të kuq të Kristiano Ronaldos. Bernardeski e pranon se mungesa e portugezit do të ndihet ndeshjen e radhës, por ka besim se do të rikthehet më i fortë.

“Për mendimin tim, vendimi i gjyqtarit ishte i gabuar, por nëse ai e ka parë aksionin dhe vendosi që duhet të jepet karton i kuq, atëherë ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Kristiano hyri në lojë me një dëshirë të madhe pasi kërkonte me çdo kusht të jepte më të mirën për ne. Do të ma mungojë ndeshjen e radhës, por kam besim se rikthehet më i fortë.

Ishte një fitore e rëndësishme për ne pasi e nisëm me tri pikë turneun. Megjithëse jemi pasi Mançesterit, kemi të njëjtën kuotë pikësh, kështu që jemi mirë”, u shpreh Bernardeski. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/