Basti i çmendur i Sarrit: Hazard do të shënojë sa Mesi e Ronaldo në fund të sezonit

Eden Hazard është futbollisti më i mirë i Çelsit, por ndoshta dhe futbollisti më i mirë në Premier Ligë, por ylli belg nuk shquhet asnjëherë për numrin e golave që shënon gjatë një sezoni.

Edhe pse është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij me driblime dhe me pasime për gol, Sarri beson se 27-vjeçari edhe mund të shënojë gola sa Ronaldo e Mesi gjatë një sezoni.

Tekniku italian beson se Hazard mund të arrijë pa problem të shënojë 40 gola gjatë këtij sezoni, duke u krahasuar me Mesin dhe Ronaldon në vitet e tyre më të mira.

Hazard hodhi poshtë mundësinë e kalimit te Real Madridi këtë verë, duke qëndruar të paktën dhe një sezon te blutë e Londrës./Veronik Istrefaj – vipsport.al/