Baresi: Higuain ishte lojtari që i mungonte Milanit, ky sezon e sheh golashënues

Ish-kapiteni i Milanit, Franko Baresi, foli për gazetarët rreth kontributit të Gonzalo Higuain në ekip, duke pretenduar se ai është pjesa që Milanit i mungoi sezonin e kaluar.

“Higuain është një lojtar i cilësisë së lartë, prania e tij në fushë i ndihmon shokët e tij dhe i jep të gjithëve besim, pastaj ai do të shënojë gola, gjë që Milan e vuajti vitin e kaluar”, përfundoi Baresi.

Edhe pse Higuain është ende shënuar golin e tij të parë për Milanin, prania e tij në fushë e ka ndihmuar shumë Milanin.

Falë lëvizjes së tij, më shumë hapësirë u është dhënë shokëve të tij sulmues, ndërkohë që ai sigurisht ndihmoi Kutronen me asist, për golin e fitores në minutën e 95′ ndaj Romës./Veronik Istrefaj – vipsport.al/