Barcelona prenoton mesfushorin  Saul Niguez, falë… David Vilës

Të reja të rëndësishme për Barcelonën. Me skuadrën katalanase pritet të bashkohet shumë shpejt mesfushori i talentuar i Spanjës dhe Atletikos së Madridit, Saul Niguez. Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona ka përparësi për të marrë këtë futbollist, pasi diçka e tillë është parashikuar në një marrëveshje që në kohën kur nga katalanasit kaloi tek Atletiko e Madridit sulmuesi David Vila.

Më saktë, sipas marrëveshjes, duhet që Atletiko të informojë Barcelonën, nëse një klub tjetër jep një ofertë më të mirë për çdo lojtar të ekipit nga Madridi. Në një rast të tillë, Barcelona mund të japë të njëjtën ofertë për të marrë lojtarin e Atletikos.

Klauzola e prishjes së kontratës për mesfushorin Saul Niguez, është 150 milionë euro dhe katalanasit ajnë të favorizuar për të marrë këtë futbollist. / Vipsport.al