Barcelona dhe Bajerni përplasen për talentin e Lilës, e duan me çdo kusht

Barcelona dhe Bajerni i Mynihut kanë të njëjtin objektiv për merkaton e janarit. Si katalanasit, ashtu edhe bavarezët, kanë vënë në shënjestër sulmuesin e Lilës në Francë, Nicolas Pépé.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë, i datëlindjes 1995, është një nga surprizat më të bukura të këtij fillimi të kampionatit në Ligue 1, ndaj dhe përfaqësues të Barcelonës e kanë ndjekur shpesh javët e fundit nga afër këtë sulmues.

Por për të interesohet seriozisht edhe Bajerni i Mynihut. 23-vjeçari luan si sulmues i krahut të djathtë dhe bavarezët po mendojnë që tani për pasuesin e Robenit. / Vipsport.al/F.R