Arrestohet trajneri i Kombëtares, FSHF: Ja ku blihen biletat

Arrestimi i Armir Grimës duket se nuk i shqetëson aspak drejtuesit e FSHF-së megjithëse e kanë njeriun e tyre më të besuar. Në pak kohë, ai ka marrë drejtimin Kombëtares së Femrave dhe njëkohësisht është emëruar si drejtues i stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër.

Kur e gjithë Shqipëria pret për të marrë vesh se çfarë do të bëhet me Kombëtaren e Femrave që ka harruar kur e ka fitoren e fundit dhe se më keq akoma, trajneri ka përfunduar në burg, Federata e ka mendjen te miqësorja “e luksit” me “gjigandët” e Jordanisë.

Pak minuta pasi është arrestuar Grima, FSHF-ja na bën me dije çmimet e biletave për miqësoren që luhet pas pak ditësh në “Elbasan Arena”, duke e kaluar çështjen më të rëndësishme që ka prekur futbollin shqiptar, në një plan të dytë. /Vipsport.al/