Arrestimi i trajnerit të Kombëtares, FSHF hesht

Ngjarja e ditës së sotme ku u arrestua trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ka tronditur jo pak opinionin sportiv në Shqipëri, por jo zyrat për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit. Megjithëse kanë kaluar disa orë nga arrestimi i trajnerit Grima, FSHF vazhdon të heshtë duke e kaluar këtë situatë me pasivitet.

“VIP Sport” ka provuar që të kontaktojë me zëdhënësin për shtyp të FSHF-së, por ky i fundit nuk ka preferuar që t’i përgjigjet telefonatave të redaksisë. Madje, as mesazhi i dërguar nga “VIP Sport”, nuk ka marrë një përgjigje nga zyrtarë të FSHF-së.

Kur Grima gjendet pas hekurave, FSHF natyrisht që ka si qëllim reklamimin e presidentin Armand Duka i cili ka udhëtuar drejt Fierit për të vizituar nga afër ambientet e Akademisë së futbollit, Apolonia. /Vipsport.al/