Arrestimi i Grimës / Kabo: Vetting edhe në FSHF; Sinemati: Krimi i është afruar shumë futbollit tonë

Rasti i arrestimit të Armir Grimës dhe përfshirja e tij në hetimet për një grup të strukturuar kriminal, ka qenë një nga temat e diskutuara sot në “Procesin Sportiv”. Akademiku Përparim Kabo, i ftuar në studio, nuk ka ngurruar të propozojë që të ketë një plan për të pastruar edhe futbollin shqiptar.

“Ky është një sistem ku duhet ndërhyrë. Duhet të ketë vetting, për Federatën, për të gjithë, për gjyqtarët. Duhet pastruar futbolli”, ishin fjalët e akademikut të njohur i cili ka qenë në komisionet vlerësuese për figurat që do të bënin vetting në drejtësinë shqiptare.

Ndërkohë, gazetari Gëzim Sinemati, mendon se ka ardhur koha që të ngrihen disa pyetje se pse krimi i është afruar shumë futbollit në vendin tonë. “Pas ndeshjes së kombëtares, me Panuçin u bënë shumë që u çuan në këmbë në media duke folur të largohet apo jo, nëse duhej të rrinte. Ndërsa tani nuk ka pasur asnjë reagim, nuk flet askush për këtë rast.

Tani duhet të dijmë pse është aq afër futbolli me botën e krimit, janë afruar shumë këto vite, u bënë disa raste. Po Federata, pse nuk i kontrollon mirë trajnerët, si funksionon ky sistem?”, ishin fjalët e Sinematit. /vipsport.al/

more recommended stories