

Lionel Mesi nuk do të grumbullohet me Argjentinën nga trajneri Skaloni për ndeshjet miqësore të tetorit kundër Irakut dhe Brazilit. Konfirmimin e ka dhënë vetë trajneri i përkohshëm i Argjentinës, i cili ka shpjeguar:
“Kam folur me Leon dhe mendojmë se është më mirë që ai të mos jetë i grumbulluar për ndeshjet e radhës. Jemi në një etapë të veçantë, ku disa djem të rinj duhet të vazhdojnë të luajnë me fanellën e Argjentinës për të treguar kualitetin e tyre. Kjo ka më shumë rëndësi për momentin.”
Pas Botërorit të Rusisë, ku Argjentina zhgënjeu totalisht, ashtu si dhe vetë Lionel Mesi, “pleshti” nuk është grumbulluar më me kombëtaren dhe mbetet ende ne dyshim, nëse ai do të luajë sërish me fanellën bardhekaltër apo jo. / Vipsport.al/F.R
more recommended stories
VIDEO / Lacio e Strakoshës mundet me supergol në shtesë, feston Veseli
Lacio ka humbur mundësinë për t’iu.
VIDEO/ Real Madrid turpërohet në “Santiago Bernabeu”, disfatë ndaj Xhironës
Reali Madrid ka pësuar një humbje.
Elozhe për Zenelin nga drejtuesit dhe problemi i tij: Goditje e madhe, sot mund ta shesim për miliona euro
Në ditët e fundit të merkatos.
Boateng titullar me Barcelonën, hajdutët i boshatisin shtëpinë!
Një ngjarje aspak e këndshme ka.
Leave a Comment