Ançeloti në hapat e Panuçit, identiteti i munguar në Serinë A dhe i kritikuari i paprekshëm

Një ndër lëvizjet më të bujshme në kampionatin italian gjatë verës, kishte të bënte me Napolin, duke qenë se trajneri Mauricio Sarri u largua dhe vendin e tij e zuri Karlo Ançeloti, një emër i madh në futbollin italian.

Megjithëse në skuadrën napolitane nuk ka pasur ndryshime në krahasim me sezonin e fundit, përveç largimit të Zhorzhinjos, Karlo Ançeloti po vuan në ndërtimin e një skuadre solide dhe me identitet. Kur sot luhet java e gjashtë e Serisë a, tekniku italian po mendon për formacionin e radhës, ku pritet që të ketë sërish ndryshime.

Në pesë javët e para, Ançeloti ka hedhur në fushë pesë formacione të ndryshme duke aktivizuar një numër të konsiderueshëm futbollistësh të cilët kaun mundësinë të tregojnë veten para Ançelotit. Të njëjtën praktikë, përdor në fakt edhe Kristian Panuçi me kombëtaren shqiptare, duke qenë se në të gjitha ndeshjet që Panuçi ka drejtuar Shipërinë, ka pasur formacione të ndryshme.

Vetmi i paprekshëm, si për Panuçin ashtu edhe për Karlo Ançelotin është Elseid Hysaj i cili e nis si titullar çdo takim. Kritikat e shumta që ai po merr në media, si te Napoli ashtu edhe te Shqipëria, nuk e tundin aspak besimin e trajnerit që e aktivizojnë gjithmonë mbrojtësin shkodran. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Formacionet e Ançelotit:

Kundër Lacios- (4-3-3): Karnezis; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Rui; Zielinski, Hamsik, Allan; Callejon, Milik, Insigne.

Kundër Milanit- (4-3-3): Ospina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Rui; Zielinski, Hamsik, Allan; Callejon, Milik, Insigne.

Kundër Sampdorias- (4-3-3): Ospina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Rui; Zielinski, Diawara, Allan; Verdi, Milik, Insigne.

Kundër Crvena Zvezdës- (4-2-3-1): Ospina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Rui; Ruiz, Allan; Callejon, Insigne, Zielinski; Milik.

Kundër Fiorentinës- (4-4-2): Karnezis; Hysaj, Maksimovic, Koulibay, Rui; Callejon, Hamsik, Allan, Zielinski; Mertens, Insigne.

Kundër Torinos- (4-2-3-1): Ospina, Hysaj, Koulibaly, Albiol, Luperto; Hamsik, Rog; Callejon, Insigne, Verdi; Mertens.