Analisti i “SkySport” ka një këshillë për Liverpulin: Harrojeni Champions League!

Analisti i njohur i “SkySport” dhe ish-futbollisti i kombëtares angleze, Geri Nevill ka thënë se Liverpuli i ka të gjitha mundësitë që të fitojë Premier Ligën, vetëm në rast se e harrojnë Champions League.

Sipas Nevill, të dyja kompeticionet nuk mund të fitohen dhe këtë gjë e kanë treguar vitet. Mançester Junajtid i tij ishte skuadra e fundit që e fitoi edhe kampionatin, edhe Champions League, në vitin largët 2000.

“Kampionati anglez është shumë, shumë i fortë. Kërkon të merren pikë në çdo ndeshje dhe hapat fals nuk janë të tolerueshme. Prandaj është një kampionat ku shpallja kampion vlen shumë.

Shikoni Leisterin kur u shpall kampion, nuk luajti në Champions. E njëjta gjë edhe me Çelsin. Mançester Siti kishte një rrugë të lehtë deri në gjysmëfinale, pastaj u dorëzua, pasi të dalësh kampion në Angli kërkon shumë energji.

Mendoj se Klop duhet të studiojë skuadrat që janë shpallur kampione në Premier Ligë dhe të ndjekë gjurmët e tyre, pasi duket se kjo është e vetmja mënyrë”,- u shpreh Nevill./Veronik Istrefaj – vipsport.al/