Akuzat ndaj Grimës/ Ja cila është ndeshja e trukuar

Mëngjesin e sot, Armir Grima, trajneri i Kombëtares së Femrave u arrestua nga policia me akuzën e trukimit të ndeshjeve, së bashku me disa anëtarë të familjes Bajri dhe me portierin e Besëlidhjes, Fabjol Rexhepi.

Ndeshja e cila është trukuar, është ajo mes Tërbunit dhe Vllaznisë B, e vlefshme për Kategorinë e Parë. Takimi i mbyllur me fitoren e shkodranëve me rezultatin 1-2, nuk ka qenë në fakt një rastësi duke qenë se janë përgjuar nga policia telefonatat e trajnerit Grima me anëtarët e familjes Bajri.

Në kushte të tilla, Grima akuzohet në mënyrë direkte për trukime ndeshjesh, pasi fitorja e Vllaznisë B ndaj Tërbunit në muajin maj, forcoi ndjeshëm pozitat e shkodranëve në Kategorinë e Parë. Megjithatë, Vllaznia B ra sërish nga kategoria për shkak të rënies së skuadrës së parë. /Vipsport.al/