Abazi 100 ndeshje me Skënderbeun, e feston këtë numër jubilar me një fitore

Mbrojtësi i Skënderbeut, Leonit Abazi u aktivizua sot në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, që skuadra korçare e luajti kundër Veleçikut.

Përveç faktit që kontribuoi në fitoren 3-0 të skuadrës së tij, kjo ndeshje kishte një kuptim edhe më të veçantë për mbrojtësin 25-vjeçar, pasi ishte ndeshja e 100-të me fanellën bardhëkuqe.

Abazi ka qenë një nga lojtarët më konstantë të skuadrës korçare, por dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lejuar që të tregojë ende potencialin e plotë të tij. Gjithsesi, tashmë duket i rikthyer plotësisht dhe në formën e tij më të mirë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/