Zyrtarizohet firma, Albi Alla i bashkohet Flamurtarit për të mundur… Kukësin

Albi Alla është ndihma e radhës për prapavijën e skuadrës së Flamurtarit, pasi tanimë është edhe zyrtarisht pjesë e kuqezinjve.

Mbrojtësi u largua gjatë ditës së sotme zyrtarisht nga radhët e Kukësit, pasi prej ditësh kishte filluar negociatat me Flamurtarin dhe duke parë se atje mund të aktivizohej më rregullisht, zgjodhi t’i bashkohej projektit të rio të trajnerit Ilir Daja,

Sot në darkë ka ardhur firma e mbrojtësit, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e Dajës dhe pritet që të tregojë vlerat e tij në fushën e lojës që në ndeshjen e kësaj fundjave, ku si për ironi të fatit do të jetë përballë Kukësit në ndeshjen e fundjavës në Kategorinë Superiore. /vipsport.al/