Zyrtare/ Kurtua është lojtar i Real Madrid, Kovaçiç transferohet te Çelsi

Pas shumë zërave në lidhje me merkaton që po zhvillohej nga ana e Real Madrid dhe Çelsi, më në fund gjithçka është bërë publike para medieve.

Portieri belg, Tibo Kurtua, do të jetë numri 1 i Real Madrid. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e Bluve të Londrës, të cilët po ashtu konfirmuan edhe marrjen e Mateo Kovaçiç në formë huazimi, për një vit të plotë.

Nuk janë mësuar ende shifrat e transferimeve, por shumë shpejt pritet të zbulohet gjithçka./Veronik Istrefaj – vipsport.al/