Zyrtare/ Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Kukësit transferohet në Kosovë, firmos për Prishtinën

Sulmuesi 25-vjeçar, Marjo Morina ka nënshkruar me Prishtinën. Futbollisti me 131 paraqitje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me 26 gola dhe me 37 ndeshje e 14 gola në Kategorinë e parë, do të provoj një aventurë të re me Prishtinën.

Ish-futbollisti i Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit të Vlorës, Kukësit, Kamzës, Besës së Kavajës dhe së fundi i Dinamo Tiranës, pritet që gradualisht pas përmirësimit të konditave fizike të jetë pjesë që do të ndihmoj skuadrën drejt rikthimit të titullit në kryeqytet.

Fjalët e tij të para kanë qenë: “Çfarë ka ndodhur, ishte edhe gabim i imi personal, sepse cilësitë i kam, të gjitha i kam dhe duke më pëlqyer ambienti i qetë, dua t’i përkushtohem maksimalisht punës dhe të jem ai Morina që kam qenë.

Ndërsa, duke parë ndeshjet e Prishtinës gjatë vitit të kaluar, më pëlqen si ekip, dhe për lavdinë që ka klubi në Kosovë ku çdo vit lufton për trofe.

Pra, dua rikthimin e lavdisë sime, dua fitimin e titujve dhe të shkojmë sa më lart që të mundemi dhe këtë e them duke e njohur trajnerin Josa me të cilin kemi punuar te Skënderbeu bashkë dhe me vetë emrin e madh që ka ai duke fituar tituj kampioni ku do që ka qenë.

Pastaj duke njohur Currin me të cilin kam luajtur dhe tani është pjesë e stafit dhe Dallkun që e njeh gjithë Kosova e Shqipëria, shpresojë që së bashku të bëjmë gjëra të bukura”,- është shprehur Morina./Veronik Istrefaj – vipsport.al/