Zhgënjimi i Abazajt, e çuan ne nxehmje dhe e ulën në tribunë

Të gjithë prisnin debutimin e Kristal Abazajt me fanellën e Anderlehtit, pasi ndryshe nga ndeshjet e tjera kur nuk ishte pjesë e skuadrës, ditën e djeshme ai ishte grumbulluar, madje ka zbritur edhe në fushë duke kryer nxehmjen me skuadrën.

Por, gjithçka ka ndryshuar kur skuadrat kanë hyrë në fushë, duke qenë se pankina ka vetëm 7 vende, ndërkohë që Anderlehti kishte 9 futbollistë dhe të sakrifikuarit për këtë takim, ishin pikërisht sulmuesi shqiptar Kristal Abazaj dhe mesfushori nga kongo, Edo Kaiembe.

Këto d futbollistë, u dërguan nga trajneri i skuadrës në tribunë duke mos u dhënë mundësi për të debutuar as në këtë transfertë, të cilën Anderlehti arriti ta fitonte me përmbysje. Mesa duket, tekniku i Anderlehtit nuk është bindur ende nga talenti shqiptar dhe ky i fundit, duhet të bëjë pak më mirë në stërvitje në mënyrë që të fitojë besimin e Vanhazebrukut. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/