Vllaznia gjen fitoren në Ligën e Kampioneve, të hënën tenton kualifikimin

Skuadra e Vllaznisë ka lënë pas krahëve humbjen e thellë 5-0 në ndeshjen parë përballë Sarajevos, duke fituar sot sfidën e dytë në grupin e saj kualifikues të Ligës së Kampioneve për femra përballë estonezeve të Parmu.

Kampionet e Shqipërisë, ndonëse u gjendën në disavantazh që në fillimin e pjesës së parë falë golit të Sherbashenia, arritën të përmbysnin rezultatin. Franaj shënoi golin e barazimit pak minuta më vonë, ndërsa avantazhi i Vllaznisë erdhi në fillimin e pjesës së dytë me anë të Gjinit. Goli i Megi Doçit në minutën e 80 vendosi edhe rezultatin përfundimtar të sfidës me fitoren 3-1 të Vllaznisë.

Pas humbjes ndaj Sarajevos, për të synuar kualifikimin si një prej 2 skuadrave më të mira të dyta në grup, Vllaznia duhet që të mposhtë të hënën edhe moldavet e Agarista, me një golavarazh që mund t’i lejojë vajzat shkodrane të kalojën në fazën tjetër të turneut për herë të parë në historinë e klubit. /vipsport.al/