Vjen zyrtarizimi i Sidibe, mesfushori 21-vjeçar transferohet te Teuta

Edhe pse transferimi i mesfushorit Sidibe nga skuadra e Flamurtarit te Teuta dihej, disa minuta më parë erdhi edhe konfirmimi nga ekipi durrsak.

Në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi i Teutës konfrimoi afrimin e Sidibe në skuadër.

21-vjeçari luajti gjatë gjithë sezonit të shkuar si titullar te Flamurtari dhe vjen te Teuta me pritshmëri të larta./Veronik Istrefah – vipsport,al/