VIDEO / Urren Shaqirin, legjenda e Anglisë humb bast dhe duhet të veshë fanellën e tij

Geri Nevill është kthyer në muajt e fundit në kritikun më të madh te Xherdan Shaqirit dhe gjatë këtyre javëve, ka folur vetëm negativisht për mesfushorin shtatshkurtër që iu bashkua së fundmi Liverpulit. Por tanimë, si dënim, legjenda e Mançester Junajtid dhe Anglisë, do të jetë i detyruar të paraqitet në një emision televizive me fanellën e Liverpulit të mesfushorit.

Gjithçka lindi nga një bast mes tij dhe Xhemi Karrager, për gjuajtjet e penalltive. Dy lojtarët u sfiduan gjatë një emisioni televiziv dhe ish-futbollisti i Liverpulit fitoi duke dërguar topin në rrjetë.

Fillimisht ai i tha Nevill që duhej të vishte fanellën me numrin 23 në shpinë, atë që kishte mbajtur ish-mbrojtësi te të kuqtë. Por pastaj Karrager u kujtua për diçka më interesante. “Do veshësh fanellën me numrin 23, me emrin Shaqiri. Ai e urren Shaqirin”, tha Karrager duke qeshur para kamerave që filmuan këtë bast të veçantë. /vipsport.al/