VIDEO / Skandali në Korçë, dalin pamjet e filmuara nga tifozët vendas

Stola dhe copa betoni që vërshojnë sa në një krah në tjetrin, tifozë që kapërcejnë rrethimin e fushës për të sulmuar dhe më pas kthehen me shpejtësi sapo afrohen forcat e rendit brenda fushës.

Këto janë pamjet e filmuara nga tifozë korçarë në momentet kur shpërtheu rrëmuja në stadiumin “Skënderbeu” gjatë supersfidës së skuadrës vendase me ekipin e Partizanit. Pamjet kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe tregojnë më së miri pasojat e mungesës së policisë në stadium, se sa të thjeshtë e kishin tifozët të fillonin një sulm të mirëfilltë.

Për më shumë, tregojnë se që me hyrjen në pistë të pak policëve, situata ndryshoi plotësisht dhe vala e mbështetësve të ekipit vendas u zmbraps për t’u kthyer në tribunë dhe për të evituar një përplasje që mund të sillte pasoja edhe më të rënda. /vipsport.al/

Related Posts