VIDEO / Kartonë të verdhë e të kuq, BBR në Rusi bëhen protagonistë

Futbollistët shqiptarë të Akhmat Grozni kanë qenë sot përsëri të tre në fushën e lojës dhe përsëri protagonistë me veprimet e tyre, ndonëse në fund kanë dalë të mundur nga fusha e lojës përballë Arsenal Tula. Ekipi çeçen është mundur në transfertë 3-1 duke shpërdoruar avantazhin me të cilin mbylli pjesën e parë, ashtu si edhe një epërsi numerike të siguruar falë lojtarëve shqiptarë.

Një javë më parë ishte Bernard Berisha që detyroi kundërshtarët të merrnin karton të kuq. Sot, ishte Bekim Balaj ai që u bë protagonist në minutën e 41 të ndeshjes, duke detyruar Berkhamov t’i ndërhynte ashpër dhe të ndëshkohej duke lënë me 10 futbollistë ekipin vendas.

Por ky ishte kontributi i vetëm i Balajt, Roshit e Berishës në një ndeshje ku të tre u ndëshkuan me karton të verdhë. Balaj la fushën e lojës në minutën e 59 dhe Berisha në të 68, ndërsa Roshi ishte i vetmi që luajti deri në fund në këtë duel dhe pa se me sa lehtësi pësonte gol skuadra e tij duke humbur një ndeshje që mendohej se e kishte në dorë. /vipsport.al/