Video/ Dështimet befasuese të gjigantëve të Evropës, Zenit dhe Fejnord në një mbrëmje për tu harruar

Mbrëmja e sotme në “UEFA Europa League” ka pasur një numër shumë të madh golash dhe befasitë nuk kanë munguar. Edhe pse pjesa më e madhe e sfidave kanë shkuar në favor të skuadrave të mëdha, 2 ndeshje kanë qenë surprizë.

Dinamo Minks ka shpartalluar gjigantët e Zenit me rezultatin e pastër 4-0, duke ia bërë shumë të vështirë kampionëve rus kualifikimin për në fazën tjetër. Gjithsesi, Zeniti nuk është ende jashtë këtij kompeticioni dhe do të provojë gjithçka për gjithçka në ndeshjen e kthimi, që do ta luajnë në shtëpinë.

Ndërsa ndeshja tjetër që befasoi të gjitha ishte ajo mes Trençin dhe Fejnordit. Gjigantët holandezë janë mundur me të njëjtin rezultat, 4-0, duke bërë një ndeshje aspak të mirë.

Sllovakët e Trençin përfituan mjaft mirë nga një ditë “jo” e Fejnordit dhe iu shënuan 4 gola, duke e pasur shumë të lehtë kualifikimin për në raundin tjetër./Veronik Istrefaj – vipsport.al